Linja hekurudhore më spektakolare ndodhet 2 850 metra mbi nivelin e detit (FOTO)

Trenat janë një mjet i transportit i cili i ka rezistuar më së miri kohës. Ai është i shtrirë në shumë vende të botës dhe padyshim edhe në vendet me reliev të papërshtatshëm.

Një e tillë është dhe një linjë hekurudhore në Kili, që lirisht mund të quhet linja më spektakolare hekurudhore dhe më e veçanta në mbarë botën.

Rruga hekurudhore, Chanaral Llanta Potrerillos, ndodhet 2,850 metra mbi nivelin e detit, ndërsa ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1916 nga kompania “Andes Copper Mining Company”.

Qëllimi kryesor i kësaj linje ishte të lidhte minierën e bakrit me rrjetin hekurudhor të vendit.

Megjithatë, prodhimi në këtë minierë nuk kishte filluar deri në vitin 1927 kur dhe filloi përdorimi i kësaj linje hekurudhore.

Kjo linjë hekurudhore që kalon nëpër një terren të pabesueshëm malor, përplot tunele dhe kodrina shkëmbore është e gjatë 155km, ndërsa tani përdoret për furnizimin e minierave me acid sulfurik që përdoret për pastrimin e bakrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu