Barcelona është duke e mposhtur Osasunan me rezultat 4-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 10-të në La Liga. Golin e katërt për ‘blaugranët’ e ka realizuar sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, i cili pasi dribloi dy futbollistë goditi fuqishëm topin nga rreth 20 metra për ta tundur portën kundërshtare.
Golin e shënuar Messi i’a ka kushtuar Diego Armando Maradonës, i cili nderoi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër.