Sot në orën 22:00 Barcelona luan në transfertë kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Ronald Koeman ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e Barcelonës kundër Real Valladolid ku bie në sy mungesa e Matheus Fernandes dhe Konrad de la Fuenta.
21 futbollistët në ekipin e Koemanit në dispozicion për ballafaqimin ndaj Valladolidit do të kërkojnë kthimin tek fitorja pas barazimit me Valencian. Ky do të jetë takimi i parafundit i Barcelonës në vitin 2020, para ballafaqimit me Eibar më 29 dhjetor në “Camp Nou”.









