Pas vendimit të Listës Serbe për të dalë nga koalicioni qeveritar, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se do të vazhdojë punën.
Haradinaj ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, dhe ka shpjeguar arsyet.
“Është i pakuptueshëm marrja e një vendimi për largim nga koalicioni”, ka konsideruar kryeministri në një konferencë për media.
“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serb, sikurse as zyrtarëve serb, por i atyre që e kanë thyer ligjin”, tha ai.
“Dorëheqje nuk e kam plan me dhan. Punën e kam me vazhdu”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj ka thënë, po ashtu, se ka marrë përkrahje nga shumë deputet, pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni, pas arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqin nga Kosova.
Pyetje: Z. Haradinaj, Lista Serbe ka dhënë dorëheqjen. A do ta jepni dhe ju dorëheqjen sepse keni humbur shumicën?
Haradinaj: Kuvendi ka shumë grupe parlamentare. Veprimi i djeshëm nuk ka qënë i drejtuar kundër zyrtarëve të Serbisë, përveç atyre që e kanë shkelur ligjin dhe ligji duhet zbatuar. Dorëheqjen s’kam ndërmend me e dhënë, kam ndërmend me vazhdu punën; ata që hyjnë e dalin është punë për ta.”










