ASH-ja e Taravarit mbrëmë shpalli kandidaturat për 4 komuna. Në kuadër të koalicionit të ri, kjo parti do të garojë për Sarajin me sekretarin e përgjithshëm Blerand Ramadanin, në Komunën e Tearcës do të kandidojë Nazim Taipi, ish-zv/drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, në Komunën e Vrapçishtit do të garojnë me Isen Shabanin, kryetar aktual i kësaj komune dhe kandidat. Në Gostivar do të garojnë me Valbon Limanin, ushtruesin e detyrës së kryetarit aktual.
Kreu i ASH Arben Taravari, tha se koalicioni i ri do të quhet Aleanca Kombëtare për Integrim dhe sipas të gjitha gjasave ASH dhe BDI do të garojnë me lista të përbashkëta për këshilltar komunal në zgjedhjet lokale.
Ish bashkëpartiaku i tij Arben Fetai në një paraqitje në Tetovë, emrat të cilët i shpalli Taravari i quajti kandidatë të BDI-së.
Ndryshe nga Koalicioni VLEN thonë se janë në përpilimin e listave dhe se ka fundi i javës emrat do t’i shpallin zyrtarisht.