Litari që s’u prek për plot 3245 vjet: Çfarë fshihet pas tij?

Varrin i Faraonit në Egjipt është ndër misteret më të mëdha në histori. Varri i paprekur nga plaçkitësit para zbulimit të tij dhe i mbushur plot me objekte ari, kështu ndezi imagjinatën e publikut duke e bërë atë një nga mumiet më të famshme dhe të studiuar intensivisht të Egjiptit. Ky varr kishte një litar që sipas ekspertëve ka mbetur i paprekur për plot 3245 vjet, trasnmeton Gazeta Metro.

Litari që ka mbyllur dyert e varrit të Tutankhamen në vitin 1922, nuk është prekur për 3245 vjet, derisa ka filluar të hulumtohet në mënyrë intensive nga studiuesit, duke qenë sekret shumë i madh në Egjipt.

Në fakt varri i Tutankamunit nuk qe sekreti i fundit që ruante lugina. Gjatë 10 viteve të fundit janë zbuluar edhe dy dhoma të tjera funerali: njëra është një zonë magazinimi për arkivolet dhe objektet e tjera të funeralit, tjetra përmban mumjen e një gruaje, e cila ishte një këngëtare në Tempullin e Karnakut.

Në nëntor të vit 2016, eksperti japonez Hirokatsu Uatanabe kreu një skanim të imtësishëm të terrenit. Tashmë analiza e tij nga këto skanime është e plotë, dhe ajo sugjeron se mund të ketë dhoma të tjera, që ndoshta përmbajnë varre të fshehura pas mureve të varrit të mbretit të ri. Skaneri në fjalë, është tejet i vështirë për t’u përdorur mbi shkëmbin në Luginën e Mbretërve./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu