Që kur Iago Aspas, i konsideruar si një futbollist i dështuar te Liverpool, u përcoll nga “Anfield Road” në vitin 2014, për tu transferuar te Sevilla për shumën e £4.4 milionë, sulmuesi ka bërë gjithçka për të rindërtuar reputacionin e tij. Dhe kur konsideron faktin që ai është kandidat për një transferim të kushtueshëm te Real Madrid, vetëm katër vite pas atij skarcimi të shëmtuar, është e qartë se Aspas ka rimëkëmbur karrierën e tij, madje në stilin më të mirë.
Referuar “Super Deporte”, Real Madrid ka kthyer vëmendjen te numri 10 i Celta Vigo, të cilin Julen Lopetegui e njeh mjaft mirë nga kohët kur drejtonte përfaqësuesen e Spanjës. Është bërë me dije se Aspas vlerësohet jo pak por £35 milionë, çka do të thotë se është shumë herë më i lirë se sulmuesi i Valencia, Rodrigo Moreno, që ka një klauzolë transferimi në shumën £120 milionë. Gjithsesi £35 milionë, është shumë herë më shumë shumë se ato £4.4 milionë të arkëtuar nga Liverpool kur e shitën sulmuesin në vitin 2014. Në tregun e sotëm të merkatos, Aspas e justifikon më së miri shumën e tij. Ai është shndërruar në një prej sulmuesve më të fortë të La Liga, duke shënuar 55 gola në 3 sezonet e luajtura, duke përfshirë edhe 22 golat e realizuar në edicionin e fundit 2017/18. Shumë shpejt, humbja e Liverpool, mund të shndërrohet në përfitimin e Real Madrid.