Liverpool merkato në Serie A, 30 milion euro për kapitenin latin

Rodrigo De Paul është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Kapiteni argjentinas po shkëlqen prej kohësh me Udinesen në Serie A, teksa disa klube të mëdha e monitorojnë prej kohësh.

Interi mbi të gjithë, por në garë është futur edhe Liverpool. Klopp e cilëson si një përforcim të mirë për mesin e fushës, me 26-vjeçarin që bën mirë të dy fazat e lojës.

The Sun raporton se kampionët e Anglisë do t’i paraqesin së shpejti bardhezinjve nga Friuli një ofertë prej 30 milion eurosh për kartonin e De Paul.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu