Liverpooli dhe Shaqiri i kujtojnë golat e shqiptarit kundër Man United që e shkarkuan Mourinhon

Xherdan Shaqiri dhe Liverpooli i kanë kujtuar dy golat e anësorit shqiptar kundër Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 2018, të cilat për pasojë e kishin shkarkimin e Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të rivalit të përbetuar.

Anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Shaqiri kishte shënuar dy herë brenda shtatë minutave pak pasi ishte futur në lojë nga banka rezervë, duke iu ndihmuar të kuqve ta mposhtin 3:1 Unitedit në një ndeshje të Premierligës në Anfield para dy vjetëve, raporton Gazeta Express.

Golat e Shaqirit kishin një rëndësi të madhe, të paktën për ta ardhmen e Unitedit atë botë, pasi ajo disfatë çoi në shkarkimin Jose Mourinhos nga posti i trajnerit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu