Liverpooli mund të ndërmarrë hapin për transferimin e anësorit të Bournemouth, Antoine Semenyo, në janar, sapo të aktivizohet klauzola e tij prej 65 milionë eurosh, ndërsa situata që përfshin Mohamed Salah vazhdon të tensionohet prapa skenave.
Raportohet se “Të Kuqtë” mendojnë se kjo situatë, e kombinuar me interesimin e rivalëve për Semenyon, mund t’i detyrojë të veprojnë dhe të bëjnë një ofertë në mes të sezonit për sulmuesin ganez.
Semenyo është një ndër objektivat kryesorë të Liverpoolit, krahas disa skuadrave të tjera të Ligës Premier dhe është përfolur për një lëvizje të madhe në merkaton e dimrit që prej momentit kur shpërtheu në formë me Bournemouth në javët e para të sezonit.
U zbulua në fillim të vjeshtës se 25-vjeçari ka një klauzolë lirimi me vlerë fillestare 60 milionë euro plus 5 milionë të tjera në bonus, e futur në kontratën e tij me Bournemouth kur ai nënshkroi marrëveshjen e re për të shmangur interesimin e klubeve si Tottenham Hotspur gjatë verës.
Megjithatë, largimi i sulmuesit të kombëtares së Ganës tashmë duket i pashmangshëm, dhe Liverpooli pritet të ketë konkurrencë nga Manchester City dhe Tottenham për nënshkrimin e tij, ndërsa raportohet se edhe Arsenal e Manchester United po e monitorojnë situatën, edhe pse besohet se të dy klubet janë të kënaqura me repartin e tyre ofensiv aktualisht.
Sipas The Mirror, Liverpooli ka marrë një “shtysë transferimi” nga rrethanat aktuale që përfshijnë Salah, gjë që mund të përshpejtojë afrimin e tyre për Semenyon sapo të hapet afati i janarit./Telegrafi/










