Liverpooli pritet të bëjë dy transferime gjatë verës

bi i madh anglez, Liverpooli është në treg për të bërë një ose dy nënshkrime në afatin kalimtar të verës. Reds nuk arritën të përfundojnë një marrëveshje për të nënshkruar me Timo Werner, pasi refuzuan të paguanin çmimin e kërkuar nga RB Leipzig.

Werner tani është një lojtar i Chelsea, por Reds janë ende në treg për lojtarë të rinj.

Sipas mediumit Athletic, Jurgen Klopp do të rifreskojë skuadrën me një ose dy nënshkrime të reja.

Identiteti i atyre lojtarëve është i paqartë, pasi Werner ishte objektivi i tyre kryesor.

Dhe Reds mund të kenë një buxhet të kufizuar transferimi duke pasur parasysh shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Por, ata nuk duhet të kenë asnjë problem të transferojnë lojtarë, pasi së shpejti do të kurorëzohen kampionë të rinj të Ligës Premier.

Liverpooli gjithashtu është i interesuar të shesë këtë verë, për të larguar lojtarët e panevojshëm dhe njëri nga ta është edhe Xherdan Shaqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu