Shoqata për hulumtin, analiza dhe zhvillim “ Llupa e Gjelbër” do të ngrejë 15 padi penale kundër gjykatësve që kanë vendosur për ish funksionarët e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë të akuzuar për përgjim joligjor, ndërsa janë në arrati më shumë se 15 ditë,InfoShqip.
“Llupa e gjelbër” ka dorëzuar parashtresë deri tek Këshilli për verifikimin e fakteve dhe përgjegjësisë së gjykatësve pranë Prokurorisë Themelore të Shkupit për gjykatësit: Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova, Diana Gruevska, Liljana Shapova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq, Jovo Vangellovski, Faik Arsllani, Risto Katavenovski dhe Xhemail Saiti.
Përndryshe Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski pas vërtetimin të paraburgimit nga ana e gjykatës supreme nuk mund të gjenden askund, ndërkaq marrëdhënia e tyre e punës me MPB-në është pezulluar.
MPB ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për gjetjen e tyre./InfoShqip.com










