Lobi Grek në SHBA: Çamëria është Greqi, kërçovari Rushiti ankthi i Greqisë

Mediat dhe politika greke vazhdojnë intenzivisht të merren me diplomatin dhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare Fatlum Rushiti.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka kërkuar nga lobi grek në Amerikë që të angazhohen politikisht për preventim maksimal të veprimtarit shqiptar Fatlum Rushiti, i cili lobon intenzivisht në Kongresin amerikan për çështjen Çamje dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

Lobi grek në Amerikë punon me çdo kusht që krahina e Çamërisë të mbetet pjesë e Greqisë dhe vazhdimisht i ofendon shqiptarët me etiketime të ndryshme. Lobi grek në Amerikë dihet botërisht se është i fuqishëm, mirëpo frikohen nga aftësia, dituria dhe fuqia e Fatlum Rushitit dhe lidhjet e afërta me Chelsea Clinton, familjen Kennedy, familjen Rockefellers, klanin Kardashians dhe Jennifer Lopez.

Fatlum Rushiti është person i suksesshëm në Amerikë. Është simpatik, karizmatik dhe inteligjent. Është takuar me shumë personalitete të njohura botërore. Bashkëpunon me shumë atdhetarë në diasporë dhe trojet shqiptare. Politikolog i diplomuar dhe Diplomat i magjistruar. Punon, vepron dhe kontribon me metoda demokratike dhe diplomatike për bashkimin e kombit shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu