Loja me termine, Kurti thotë se ka kohë për t’u takuar të premten me Thaçin

Presidenti Hashim Thaçi i ka caktuar tre termine për takime sot kryeministrit Albin Kurti, pas refuzimit të ftesës të hënën, kur Thaçi takoi liderët partiakë.

Megjithatë, Kryeministri Kurti nuk planifikon t’i shkojë në takim Thaçit në asnjë nga terminët e sotme.

Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar për Gazetën Express se Kurti mund të takohet me Thaçin të premten.

“Nga Zyra e Kryeministrit pamë që kanë theksuar kohen se kur mund te takohet Kryeministri me Presidentin. Ne përgjigje ishte theksuar dita e premte”.

Thaçi donte ta takonte edhe të hënën Kurtin, në cilësinë e kryetarit të LVV’së, pasi takoi edhe krerët e partive të tjera, për t’iu treguar se cka ka folur me presidentin Aleksandër Vuciqin.

Mirëpo Kurti tha se nuk ka interes ta takojë presidentin si kryetar i partisë, ndërsa si Kryeministër do ta takonte ditëve në vijim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu