Lojtarët e Real Madrid fajësojnë Bale për largimin e Zidane

Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid në rrethana ende të paqarta duke e lënë të befasuar skuadrën dhe duke i ndërprerë gëzimin për kupën e 13-të të Champions League.

Por në një artikull të publikuar së fundmi në gazetën spanjolle “Diario Gol” thuhet se lojtarët e Real Madrid fajsojnë Bale, për dorëheqjen e Zidane.

Më tej në artikull thuhet skuadra e Real Madrid e dinte që Zidane ishte nën presion për të aktivizuar Bale edhe pse ai ka qënë i dëmtuar.

Gjithashtu Presidenti i klubit Florentino Perez njihet për simpatinë e tij që ka për 28-vjeçarin pavarësisht dëmtimeve që e penguan aktivizimin e tij në skuadër.

Për Bale edhe pak ditë më parë është përfolur për një “injorim” që i bën skuadra e Real Madrid, ku gjatë festimeve për titullin e 13-të të Champions League edhe pse ai ishte “heroi” i ndeshjes u pa i veçuar nga skuadra në fund të autobusit. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu