Lojtari Barçës i gëzohet largimit të CR7: Nuk ishte gjë e keqe për ne!

Nelson Semedo ka pranuar publikisht se largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid ia ka bërë gjërat më të thjeshta Barcelona-s në luftën për titull kampion në Spanjë.

“Tek Real Madrid ndjehet mungesa e tij shumë”, tha mbrojtësi për kanalin portugez “SIC”, “Nuk mund të them se largimi i Ronaldo-s ishte një gjë e keqe për ne. Po të ishte ai do ishte më i vështirë kampionati për ne, më konkurrues.”

“Ronaldo është lojtar që kërkon shumë vëmendje dhe kujdes. Pa Messi-n në do të luanim mirë, por nuk do të ishte njëlloj”, shtoi më tej Semedo.

Semedo dhe Ronaldo do të jenë bashkë tek Portugalia për ndeshjet e ardhshme të Euro 2020.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu