Institucionet kanë obligim të veprojnë sipas procedurave ligjore, duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit, thuhet ndër të tjera në reagimin e LSDM-së për arrestimet e sotme
“Maqedonia është serioze, shtet demokratik, me institucione të cilat kanë obligim para qytetarëve dhe Kushtetutës të veprojnë sipas procedurave ligjore, për zgjidhje të përhershme të ndodhive të 27 prillit dhe për të sjellur përgjegjësi institucionale për të gjthë të përfshirët. Dhuna e 27 prillit ishte sulm ndaj demokracisë në Republikën e Maqedonisë, ndaj rendit kushtetues, tentim për rrezikuar jetën e deputetëve, dhe me atë edhe sulm ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.”-theksojnë nga LSDM, transmeton InfoShqip.
LSDM thekson se institucionet kanë kredibilitet dhe detyrim që ta zbardhin rastin, përshkak se për të vendosur drejtësi dhe qeverisje të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, është e nevojshme që raste të tilla mos të përsëriten./InfoShqip.com










