LSDM: Gruevski pranon se ka dashur të blejë Mercedese tjera nga 600 mijë euro

Nga LSDM nëpërmjet një kumtese reaguan duke e akuzuar Gruevskin se ai nuk ka menduar asnjëherë për nevojat e qytetarëve por vetëm për përmbushjen e dëshirave personale.

Në vend që të ballafaqohet me përgjegjësinë për atë që ju ka bërë qytetarëve dhe shtetit në vitet e kaluara, Nikolla Gruevski vazhdon me sjelljet e tij të pakuptimta dhe pa turp pranon se ka dashur të blejë edhe disa Mercedese 600 mijë euro, me para të qytetarëve. Qytetarët shumë mirë e dijnë si ka qeverisur Gruevski.” thuhet në kumtesën e LSDM-së, transmeton InfoShqip.

Ata shtojnë se sjellja e Gruevskit, nuk është asgjë pos frikë për ballafaqim me përgjegjësinë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu