LSDM: Institucionet luftojnë kundër të gjithë burimeve të ajrit të ndotur

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “problemi disavjeçar i ndotjes së ajrit që 11 vite ishte i injoruar nga ana e OBRM-PDUKM-së sot zgjidhet vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike me angazhim të plotë të të gjithë institucioneve si në nivelin lokal poasthu edhe në nivelin qendror”.

LSDM thotë se po riparohet gjelbërimi që për një dekadë ishte shkatërruar për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së.

“Problemi i ajrit të ndotur është kompleks, por të gjitha institucionet kompetente përmes një koordinimi të përbashkët veprimi në mënyrë aktive luftojnë kundër të gjithë burimeve të ndotjes së ajrit”, thonë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu