LSDM: Mickoski bashkë me Siljanovskën të përgatiten për disfatë në zgjedhjet presidenciale

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidates së OBRM-PDUKM-së për kryetar shteti, Gordana Siljanovska duke thënë se “Mickoski e zyrtarizoi kandidaten e tij që mbeti krah për krahu me atë, kundër zhvillimit, kundër NATO-s dhe BE-së, sikur Ivanovi dhe Nikolla Gruevski”.

“Gordana Siljanovska sot kishte mundësi të tregojë se dallon, se është kundër politikave anti-perëndimore të Mickoskit dhe të tërhiqet nga këto, por këtë nuk e bëri”, thonë nga LSDM duke shtuar se Siljanovska nuk u largua nga politikat kriminale të Nikolla Gruevskit, as nga aktivitetet shkatërruese të Mickoskit kundër zhvillimit të vendit, kundër marrëveshjes së Prespës dhe, siç thonë nga LSDM, kundër BE-së dhe NATO-s.

Gjithashtu, thonë nga partia në pushtet, Siljanovska nuk e dënoi gjuhën e urrejtjes dhe ndarjeve të qytetarëve që vinin nga koleget e saja të afërta me OBRM-PDUKM-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu