LSDM: Pendarovski do të fitojë, anketat po tregojnë

LSDM përmes një komunikate sot bën të ditur se të gjitha anketat parashikojnë fitoren e sigurt të Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale dhe për një epërsi serioze që nga raundi i parë.

“Po shtohet përkrahja për Pendarovskin tek qytetarët. Ajo që është me rëndësi se përkrahja për të vjen nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike. Koncepti i tij dhe fushata pozitive për një të ardhme më të mirë është dalluar tashmë nga të gjithë qytetarët”, ka theksuar LSDM, duke shtuar se kundërkandidatja e VMRO-DPMNE, Siljanovska po mbron kriminelët dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se është për një opsion retrograd. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu