LSDM ka reaguar ndaj skandalit me ish funksionarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar 37 firmave të përjashtohen nga procedurat ligjore për pagesë të borxheve milionëshe, transmeton InfoShqip.
Nga kjo parti thonë se për shkak të mospagesës së tatimit edhe atë me vetëdije kanë krijuar konkurrencë jolajale duke privilegjuar firma të caktuara në dëm të të tjerëve të cilët rregullisht i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj shtetit.
“Ky skandal është edhe një nga një sërë dëshmish të cilat qartë tregojnë se VMRO-DPMNE 11 vite ka punuar në kundërshtim të interesave shtetërore dhe të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Pas zbatimi të hetimit të plotë do të vijojë përgjegjësi, ligji patjetër të vlejë për të gjithë njësoj”, thonë nga kjo parti./InfoShqip.com










