LSDM: Publikimi i videos, pjesë e një skenari të përgatitur paraprakisht

Pas publikimit të video materialit ku Boki 13 dhe Kiçec duken duke marrë para nga biznesmeni Jordan Kamçev, ka reaguar LSDM duke bërë thirrje që organet e drejtësisë në vend të zbardhin deri në fund këtë skandal dhe të gjithë personat e përfshirë në krim të përgjigjen para ligjit.

Por, nga kjo parti kanë ngritur dyshime se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit përfshirë edhe publikimin e videos së sotme është pjesë e një skenari të mirë përgaditur paraprakisht. Të gjitha forcat e errëta janë drejtuar kah shkatërrimi i shtetit të së drejtës dhe rrezikimi i integrimeve euro atlantike, thotë zëdhënësi Konstandin Konstandinov, i cili publikisht ka parashtruar edhe disa pyetje ndaj liderit të opozitës, Hristian Mickoski.

Konstandin Konstandinov.
“Hristian Mickoski, dubleri i Gruevskit dhe familjes, I cili me javë mundohet të inkriminojë funksionarë të LSDM-së, shumë qartë dhe zëshëm e pyesim nëse hapi i gabueshëm i opozitës është tentim për ti fshehur gjurmët e tij? Me cilët dy persona të cilët duken në inçizim ai personalisht ka biseduar? Kur kanë ndodhur këto bisedime? Në çfarë marrëveshje është nëse ka biseduar me njerëzit që duken në inçizim? A ka pranuar dhe çfarë ka pranuar në dorë? Kush I ka liferuar inçizimet në median italiane? E kujtojmë Mickoskin dhe DPMNE-në në fjalët e shefit të tyre: e vërteta është si fuçi, kurdo qoftë do të dalë në sipërfaqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu