LSDM: Velanovski t’ia lirojë kabinetin Xhaferit

Është zgjedhur kryetar i Kuvendit në mënyrë ligjore dhe legjitime. Shumica parlamentare ka përgjegjësi të formoj qeverinë e re, kanë porositur nga LSDM, përcjell SHENJA.

“Velanoski nuk ka të drejtë për interesat personale të Nikolla Gruevskit të përkeqësoj situatën politike dhe të në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren të okupojë kabinetin e kryetarit të Kuvendit”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre ai duhet të lejoj që kryetari i ri të hyjë në kabinetin e tij dhe të vazhdojnë proceset demokratike.

“Kryetari i ri legjitim i Kuvendit do të dërgoj njoftim deri te Gjorge Ivanov se është formuar shumicë demokratike dhe se Ivanov është i obliguar të jep mandatin për formimin e Qeverisë. Zgjedhje nuk do të ketë” kanë reaguar nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu