LSM nesër në orën 12 do të bllokojë Odën Ekonomike në qendër të Shkupit

Lidhja e Sindikatave vazhdon me bllokimet e institucioneve, si presion për përmbushjen e kërkesave për rritje të pagës minimale në të paktën 600 euro dhe për rritje të të gjitha pagave të tjera me të paktën 6,000 denarë. Nesër në orën 12 do të bllokohen Oda Ekonomike, Organizata e Punëdhënësve dhe Konfederata e Biznesit. Bllokimi do të fillojë në udhëkryqin përpara Odës Ekonomike, ku, siç njoftoi Lidhja e Sindikatave, do të qëndrojnë 21 përfaqësues të sindikatës, aq sa janë të nevojshëm sipas minimumit ligjor për të bllokuar rrugën, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të lejojmë që punëtorët të zemërohen me shefat e tyre në rrugë, të zemërohen me deputetët e tyre në rrugë dhe të zemërohen me Qeverinë në rrugë vetëm për t’i bllokuar ata, siç i kanë bllokuar punëtorët, disa për 36 vjet, disa për dy vjet dhe disa për një vit”, thonë nga LSM.

Ata theksojnë se para Odës Ekonomie do të bllokojnë shefat që kanë bllokuar punëtorët për 36 vjet, të cilët refuzuan deri në fund të vitit të kaluar të rrisin pagat e punëtorëve, si dhe të rrisin pagën minimale, dhe ankohen se punëtorët e kualifikuar po largohen nga Maqedonia dhe se nuk mund t’i mbajnë.

“Ne do të bllokojmë shefat që u frikësuan nga sulmet e Qeverisë dhe sulmet e partive politike ndaj punëtorëve dhe sindikatave, ne do t’i bllokojmë shefat derisa të marrin vendim për të rritur pagën minimale në të paktën 600 euro dhe për të rritur të gjitha pagat e tjera me të paktën 6,000 denarë. U bëj thirrje punëtorëve që munden dhe do të kalojnë të na bashkohen, qoftë edhe për pesë minuta sepse të tjerat nuk llogariten, megjithëse këto bllokada, të cilat janë të synuara dhe të planifikuara me qëllim, janë planifikuar secila me 21 persona në rrugë”, tha kreu i LSM-së, Slobodan Trendafilov.

Ai njoftoi se pasi të mbarojnë bllokadat e Parlamentit, Odave dhe Qeverisë, do të organizohet një protestë tjetër e madhe e punëtorëve, e cila do të jetë në një ditë pushimi dhe për të cilën do të ketë transport nga të gjitha qytetet, në mënyrë që të gjithë punëtorët të kenë mundësi të vijnë.

“Do të nxjerrim shumë më tepër se 21 persona në rrugë për këtë, përpara se të organizojmë një grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat nëse ata vazhdojnë me qëndrimin e tyre injorant”, tha Trendafilov.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e protestoi më 10 shkurt duke bllokuar ndërtesën e Parlamentit. Në dy lokacione përreth Parlamentit, njëra në rrugën Dame Gruev dhe tjetra në rrugën 11 Tetori, kishte 21 punëtorë të cilët, me flamuj dhe fishkëllima, shprehën pakënaqësinë e tyre, duke kërkuar nga deputetët që paga minimale të rritet menjëherë në 600 euro, dhe që pagat e mbetura të rriten me të paktën 6,000 denarë ose diferencën nga rritja e pagës minimale (nga paga minimale aktuale dhe paga minimale e re).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu