LSM sot në protestë, për rritjen e pagës minimale dhe të gjitha pagave tjera

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të mbajë sot protestë për rritjen e pagës minimale në të paktën 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera për 100 euro. Protesta, e cila do të fillojë në orën 17:00, do të shprehë pakënaqësi për mos-përmbushjen e kërkesave për rritje të pagave. Protesta do të fillojë para Shtëpisë së Punëtorëve dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomik, dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, dje në një konferencë për shtyp tha se protesta po organizohet për shkak të qëndrimit mohues të Qeverisë dhe punëdhënësve që nuk kanë rritur pagat e punëtorëve.

Argumente ka shumë, justifikime nuk ka, 200 mijë njerëz jetojnë me pagë nën 30.000 denarë, deklaroi sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

“Nuk keni nevojë të keni frikë nga askush, sepse nuk i keni borxh askujt asgjë. Familjeve tuaja u keni borxh vetëm një jetë të mirë. Ju bëj thirrje të gjithëve juve – sindikalistëve, punëtorëve dhe pensionistëve që merrni pension nga kontributet e punëtorëve – të na bashkoheni sepse vetëm në janar jeni më të varfër me një mijë denarë. Të tjerët na numërojnë dhe mendojnë se nëse nuk vini, po u jepni mbështetje të madhe që të mos ju rrisin pagën sepse mendojnë se jetoni mirë dhe se flisni vetëm për gjëra të bukura”, tha Trendafilov në konferencë për media.

Protesta e sotshme, siç theksoi, është për shkak të statusit injorues të Qeverisë dhe të punëdhënësve të cilët nuk u morën vesh për rritjen e të gjitha pagave për 100 euro përmes rritjes së pagës minimale në të paktën 600 euro.

“28 janari është dita kur punëtorët flasin. Sa me zë të lartë do të flasin varet nga ju. Nesër prania juaj në rrugë do të flasë me zë më të lartë se çdo diskutim që keni pasur në familjet dhe vendet tuaja të punës. Kjo protestë është për pagat tuaja sepse ato nuk arrijnë nga data 1 deri në datën 1. Kjo protestë është kundër padrejtësisë sepse ata marrin 10 herë më shumë paga se ju. Kjo protestë është sepse ata sigurojnë për veten e tyre rritje prej 250 eurosh në pagat e tyre, ndërsa për ju as 25 euro”, tha Trendafillov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu