Lu mbron “Vettingun”: Nga ky ligj nis lufta kundër korrupsionit. Ja ç’më tha Berisha për “Venecian”

Ambasadori amerikan Donald Lu, i pranishëm në simpoziumin kundër korrupsionit të zhvilluar në Tiranë duke deklaruar se “Vetting”-u është mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin.

“Korrupsioni nuk luftohet nga të huajt, por nga prokurorë, policë e gazetarë kurajozë. Pra, pyetja është: si do të luftohet korrupsioni në Shqipëri? Lufta nis me “Vetting”-un. Duhet ndërtuar një sistem i ri i pavarur, ku asnjë politikan apo gjyqtar i vetëm të mos ndikohet dhe të manipulohet. I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e urta. Të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillat e këtij komisioni. Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, pasi është i zgjuar dhe i lodhur nga korrupsioni në vend”, deklaroi ambasadori Lu.

I pranishëm gjithashtu ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili theksoi se korrupsioni luftohet vetëm duke patur dëshirën e duhur.

“Të gjithë i dimë problemet me korrupsionin. E di qytetari i thjeshtë, e di fermeri, e di studenti e kështu me radhë. Nuk kam ëndrra të tilla si zhdukja e korrupsionit, pasi është i lidhur me natyrën njerëzore, por korrupsioni mund të luftohet me eficencë. Duhet dëshirë për ta luftuar atë”, – u shpreh kreu i shtetit.

“Gjate ketyre 3 diteve simpozium ju keni degjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve ai nuk u luftua nga të huaj, por prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve.

Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët. Por si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm.

Pasi të jenë vlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokuroret vetë të pastër do përzgjedhin anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë dhe kjo do përzgjedhë SPAK, dhe prokurorët e lartë të SPAK do përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është bërë shumë kujdes pë të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe është i izoluar nga trysnitë politike. Gjithashtu kjo do kërkojë që populli shqiptar ta vëzhgojë këtë proces me kujdes që të sigurohet që asnjë politikan, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi.

I jemi mirënjohës komisionit të Venecias për këshillat e urta. Jam dakort me doktor Sali Berisha që ka thënë se opinioni i komisionit të Venecias afron një bazë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson që të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të komisionit të Venecias. Kam besim në mencurinë e popullit shqiptar, është i zgjuar dhe i paepur, eshte i lodhur nga korrupsioni në këtë vend”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu