Teksa kanë mbyllur që të dyja sezonet e dy emisioneve të suksesshme motrat Vjollca i kanë dhuruar vetës një palë pushime.
Por këto pushime nuk janë dosido, janë pushime luksoze. Alpet zvicerane janë zgjedhja e dy motrave dhe Getoar Selimit dhe me shumë mundësi dhe partnerit të pakonfirmuar të Luanës, Krenar Çoçaj shkruan albeu.com.
Në një kërkim në Internet vihet re se vetëm një dhomë për një natë kushton 1300 franga.
Vetëm pak minuta më parë ka qenë Marina ajo që ka postuar një fotografi teksa përqafohet me Luanen ku ka shkruar: Më përqafo përgjithmonë.
Por ajo që bie në sy është fakti se Luana ka vënë syze shumë ekstravagante dielli edhe pse ndodhet në mes të dëborës. Zakonisht, për ski përdoren syzet që ajo ka vendosur në kokë siç janë “Ski Goggles”. /albeu