Rrugëtimi televiziv i Luana Vjollcës do të niste fillimisht si velinë e “Fiks Fare”, së bashku me motrën e saj Marinën, për të vijuar më pas si vajza e motit, e për të arritur këtu ku është sot, moderatore e autore e një prej programeve më të ndjekura nga publik. Megjithatë pakkush e di ose e mban mend që Luana ka provuar edhe modelingun.
Ditën e djeshme ajo është bërë nostalgjike, dhe ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa momente të 13 viteve më parë, teksa pozonte për një nga revistat e kohës, sa natyrshëm lind pyetja “Luana je ti?”.
Me rroba banje në foton e parë dhe fustan në të dytën, Luana dukej më elegante se kurrë, mirëpo shumë ndryshe nga sot. Fansat e saj janë ndarë në dy kampe, disa e kanë komplimentuar, kurse të tjerë i janë kundërvënë duke i thënë se e ka ekzagjeruar me operacionet plastike që e bëjnë të duken më e madhe në moshë.
View this post on Instagram










