Lubonja dhe Shehu: Ja nga financohen partitë shqiptare, rusët janë përralla

Financimi i partive politike në Shqipëri ka gëluar këto ditë në aktualitetin shqiptar nisur nga skandali që nxori media e huaj “Mother Jones” që implikonte PD me financime nga rusët.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” po diskutohet pikërisht se nga i marrin financimet partitë shqiptare, një pyetje që në fakt duhet të jetë e pasqyruar për publikun sa kohë ka një ligj që i detyron partitë të deklarojnë të ardhurat e tyre.

Dashamir Shehu është shprehur se partitë shqiptare nuk financohen as nga rusët as nga amerikanët, madje sipas tij kjo është një përrallë.

Shehu u shpreh:

Partitë politike shqiptare financohen nga biznesmenët e mëdhenj në vend, të cilët derdhin para të mëdha në këmbim të favoreve të tilla si ndërtimi i kullave, dhënia e truallit në pozicione strategjike dhe “ndere” të tilla si këto.”
Ndërsa Fatos Lubonja u shpreh:

Tani nuk del më llogaria, sepse biznesmenëve u mbarojnë lekët dikur. Tashmë ka filluar financimi i partive nga trafikantët e drogës, nga paratë e pista, nuk shpjegohet ndryshe gjithë ky bum ndërtimesh. Kriminelit i intereson të investojë vetëm tek pushteti, atij i intereson që policia t’i hapë rrugët dhe ky fenomen është dramatik dhe fatkeqësisht është shtuar në kohën e Ramës.”
Pra, krimi dhe biznesi bën “planin politik” dhe pushtetarët e zgjedhur nga vota e qytetarëve janë vënë në shërbim të tyre duke u zhveshur nga roli i mirëfilltë i politikanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu