Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi

Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, ka vizituar me një shkas të mirë fshatin Luboten.

“PO I RINDËRTOJMË DY RRUGËT KRYESORE NË LUBOTEN, NUK JANË PREKUR QË NGA VITI 1998!

Le të jetë i hajrit fillimi i dy projekteve të reja kapitale në Luboten.

Po fillojmë me rindërtimin e dy rrugëve kryesore, një pjesë të rrugës 1 dhe një pjesë të rrugës 3.

Sot në Luboten, premtimi i dhënë të gjithë qytetarëve filloi të realizohet.

Po realizojmë një kërkesë dekadash, s’ka më qytetarë të harruar të komunës së Butelit❗️

Rruga 1 është rruga kryesore që kalon pranë shkollës fillore dhe nuk është rindërtuar fare që nga viti 1999 deri më sot.

Në periudhën e kaluar, u asfaltuan disa rrugë që u përfshinë në fazën e parë, dhe vazhdojmë me rindërtimin në ditët në vijim”, ka deklaruar Kostovski gjatë takimit me qytetarët.

Ai ka paralajmëruar edhe projekte të reja në këtë fshat, si ujësjellësin e fshatit, i cili do të promovohet gjatë vizitës së shpejtë të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikollovski në Luboten.

“Së shpejti do të fillojmë edhe rindërtimin e një pjese të rrugës 3.

Rrjeti rrugor në të gjitha vendbanimet po përmirësohet, dhe përparësi u është dhënë atyre vendeve ku nuk ka pasur kurrë asfalt më parë.
Ofensiva e ndërtimit po zhvillohet me dinamikë të fortë.

Zhvillim i barabartë dhe i balancuar i të gjitha vendbanimeve”, ka shtuar Kostovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu