Përdorimi i tankeve të prodhimit gjerman “Leopard I” nga turqit në operacionin “Dega e Ullirit” në Siri ka acaruar jo pak mediat gjermane, të cilat i kanë kërkuar llogari qeverisë për marrëveshjet me ushtrinë turke për këto tanke.
Fill pas kësaj, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka deklaruar se është ndaluar dërgimi i pajisjeve ushtarake nga shteti i tij për në Turqi, përcjell Albeu.com.
Turqia ka një numër të madh tankesh të prodhimit gjerman “Leopard I”, një pjesë të cilëve janë duke u përdorur në ofensivën kundër kurdëve në veri të Sirisë. /albeu.











