Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha se forcat e armatosura u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme aktiviteteve terroriste në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Trupat turke janë duke kryer operacione gjithëpërfshirëse kundër organizatës terroriste PKK brenda vendit, por edhe në veri të Sirisë dhe Irakut. Këto operacione janë realizuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje dhe me masa maksimale për të mbrojtur civilët.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dega e PKK-së, YPG vepron gjithashtu në Siri.
Gjatë fushatës terroriste tre-dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40 mijë njerëz.
“Kjo organizatë terroriste është duke pësuar humbje të konsiderueshme që nga fillimi i luftës sonë të vendosur. Aktivitetet e tyre terroriste në masë të madhe janë shuar. Qëllimi ynë është neutralizimi i plotë i tyre”, tha ministri Akar.
Sipas tij, lufta kundër terrorizmit për Turqinë është një detyrë e domosdoshme dhe e detyrueshme.
Ai gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj në Detin Egje dhe në lindje të Mesdheut.










