Qeveria izraelite ka miratuar mobilizimin e deri në 400,000 rezervistëve, mes konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Ushtria izraelite tha se ky numër nuk përfaqëson numrin real të rezervistëve që do të thirren, por “një kufi që lejon fleksibilitet në varësi të nevojave operacionale”.
“Ky kuadër synon të adresojë sfidat në fusha të ndryshme, veçanërisht brenda kuadrit të Operacionit “Luani që ulërin”, deklaron IDF, duke iu referuar luftës me Iranin.










