Luftanijet e SHBA lundrojnë përmes ishujve të kontrolluar nga Kina në Detin e Kinës Jugore, tërbohet Pekini

Derisa luftanijet po lundronin afër ishujve Paracel të kontrolluara nga Kina në detin e Kinës Jugore të diskutueshëm të premten në një operacion të lirisë së lundrimit, ka njoftuar Marina e SHBA-së, i pari mision i tillë nën administratën amerikane të Biden.

Ky vendkalim detar është një prej pikave të nxehta në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës., ku tani ka edhe një luftë tregtare, sanksionet nga SHBA, Hong Kong dhe Tajvani.

Kina është tërbuar nga lundrimet e shpeshta afër ishujve që Pekin ka okupuar dhe kontrolluar në Detin e Kinës Jugore. Kina komuniste pretendon se ka sovranitet të pamohueshëm dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara Amerika po ngritë tensioneve.

Flota e 7-të e Marinës së SHBA ka njoftuar s USS John S. McCain “ka pohuar të drejtën dhe lirinë e navigimit në afërsi të ishujve Paracel, në përputhje me ligjet ndërkombëtare”. Aty theksohej se po sfidoheshin “kufizimet e jashtëligjshme të imponuar nga Kina, Vietnami dhe Tajvani.”

Kina mori kontrollin e plotë të ishujve Paracel në vitin 1974 pas një beteje të shkurtë me forcat e Vietnamit Jugor. Vietnami e po ashtu edhe Tajvani, vazhdojnë të theksojnë ishujt.

Malajzia, Brunei dhe Filipinet kanë pretendime në pjesë tjera të Detit të kinës Jugor, ku Kina ka ndërtuar ishuj artificial dhe ka ndërtuar edhe baza ajrore në disa prej tyre.

E njëjta luftanije ishte përfshirë në misionin në fillim të kësaj jave kaluan përmes Ngushticës së Tajvanit, që shkaktoi zemërim nga Pekini.

Muajin e kaluar një aeroplan mbajtëse e grupit sulmues së Marinës së SHBA’së hyri në Detin e Kinës Jugore që u përshkrua si operacion rutinë.

Administrata e kaluar amerikane republikane Trump ishte e ashpër me Kinën duke vlerësuar se ka keqpërdorë besimin dhe qëndrimin e administratës Obama. Administrata Trump konsideron se ishte pikërisht ndërtimi i pistave ajrore nga Kina në ishujt artificial përkundër protestave të aleatëve amerikanë në rajon dhe reagimin e butë të asaj administrate në atë moment – ‘nuk do të rrihemi për ca shkëmbinj’ kishte thënë një diplomat i Obamas që sot është tek Biden – që i dha trimëri Kinës komuniste të sfidoj SHBA-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu