“Luftë” mes Muratit dhe Elvisit për Sindin, djemtë e surprizojnë për ditëlindje

Murati dhe Loco janë dy djemtë që kanë hyrë në zemrën e Sindit dhe janë ata që tashmë po luftojnë për dashurinë e saj. Deri më tani Sindi ka pasur disa takime me të dy djemtë, por nuk ka arritur ende të bëjë një zgjedhje.

Ditën e djeshme në program, ajo ka festuar ditëlindjen dhe të dy djemtë e surprizuan në një mënyrë shumë të bukur. Si Murati po ashtu edhe Loco, i kishin bërë Sindit nga një buqetë me trëndafila për t’i uruar ditëlindjen. I pari që nxitoi ta surprizonte ishte Muarti, i cili i dha një buqetë me trëndafila të kuq. Këtë detaj e vuri re edhe Arjan Konomi, sepse trëndafilat e kuq janë simbol i dashurisë.

Ndërsa Loco i solli një buqetë me trëndafila të bardhë dhe shpjegoi domethënien e tyre. Sindi u emocionua shumë nga surpriza e dy djemve dhe sigurisht u ndje mjaft e përkëdhelur. Mirëpo pas kësaj surprize me siguri zgjedhja për Sindin do të jetë akoma dhe më e vështirë.

Ndërkohë këto javë pritet të transmetohet takimi i saj me Muratin dhe të gjithë po presin të shohin nëse do të arrijë Sindi të bëjë një zgjedhje përfundimtare dhe t’i qartësojë të gjithë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu