Luftimet në Liban, plagoset djali i ministrit izraelit Bezalel Smotrich

Bezalel Smotrich, leader of the Religious Zionist Party (Tkuma), speaks during a plenum session on the state budget on September 2, 2021. (Photo by AHMAD GHARABLI / AFP) (Photo by AHMAD GHARABLI/AFP via Getty Images)

Djali i ministrit izraelit, Bezalel Smotrich është plagosur gjatë aktivitetit ushtarak izraelit përgjatë kufirit Izrael-Liban, sipas zëdhënësit të ministrit. Nga raportimet mësohet se djali i Smotrich nuk ka marrë plagë të rënda.

Smotrich, i cili është ministër i financave të Izraelit dhe anëtar i kabinetit të sigurisë, është një nga anëtarët më radikalë të qeverisë izraelite.

Të enjten, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF intensifikuan sulmet e tyre kundër Hezbollahut në Liban ndërsa Smotrich dha një deklaratë në të cilën paralajmëroi se Bejruti jugor do të shndërrohej në rrënoja.

“Ju donit të na sillnit ferrin dhe e sollët edhe vetë ferrin. Dahieh do të duket si Khan Younis”, tha Smotrich.

Dahieh është periferia jugore e Bejrutit që Izraeli e konsideron një fortesë të Hezbollahut. Khan Younis është një qytet në Gazën jugore që është rrafshuar kryesisht nga bombardimet izraelite gjatë luftës në Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu