Luiz Ejlli publikoi “Dedikim”-in për Kiara Titon, nën regjinë e artistit kumanovar

Luiz Ejlli ka publikuar sot video dedikimin për të dashurën e tij, Kiara Titon. Videoja është prodhim i SynopsisAds dhe regjisori Xhulian Shabani.

Videoklipi portretizon këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, në një histori dashurie emocionuese për përpjekjet e tij të fëmijërisë për të fituar zemrën e një vajze. Ndërsa ai krijon dhurata me mbështetjen e palëkundur të babait të tij që në menyrë profesionale e aktron Sefedin Shabani. Historia shpaloset në një mesazh të fuqishëm dashurie të qëndrueshme. Klipi arrin kulmin me një zbulim të butë – gruaja e tij Kiara, tani mban të njëjtin gjerdan që i dha asaj si fëmijë.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë projekt, i cili na lejoi të shfaqim pasionin tonë për tregimin dhe bërjen e filmave”, na treguan nga SynopsisAds.

Teksti është shkruar nga Petro Xhori ndërkaq vjen nën aranzhimin e Xhumill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu