Këngëtari shkordan Luiz Ejlli edhe po të dal nga Big Brother VIP Albania2 ai jashtë ka të siguruar sponsor të fuqishëm, që do ta përdorin si figurë reklamimi. Ai ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale.
Kompania “Frutex” nga Kosova e njohur me pijen Golden Eagle do ta ketë figurë promovimi të kësaj pije dhe çmimi që do paguhet do jetë 100 mijë euro, aq sa çmimii Big Brother VIP Albania2, kanë shkruar portalet Kosovare.
Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi në një intervistë për “Demokracia.com” ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” për Shqipëri i kësaj pijeje.
Pronari i “Frutex” thënë se tashmë është herët për t’ia bërë të ditur Luizit këto sepse me rregullat e reality show-t nuk mund të favorizohet një banor. Ai thotë se paraprakisht nuk ka pasur ndonjë marrëveshje me Luizin, por duket se atij i pëlqen vet pija kosovare.
Përpos kësaj pije flitet se janë interesuar edhe kompani të ndryshme të tjera, duke pasur parasysh fuqinë e Luizit në rrjetet sociale.
Gjatë hyrjes në spektakël, Luizi nuk kishte asnjë rrjet social dhe sot është kthyer në banorin më të ndjekur ku numëron mbi 580 mijë ndjekës në Instagram.










