Lukaku: Ishte fitore e merituar, tani mendojmë për derbin

Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Udinese me rezultat të pastër 0-2. Kjo fitore erdhi fali një paraqitje fantastike të sulmuesit belg Romelu Lukaku, i cili shënoi dy gola.

Belgu ka folur pas ndeshjes me Udinesen, duke thënë se ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës i ka dhënë vetëbesim lojtarëve.

“Ndeshja kundër Fiorentinës në Kupën e Italisë na dha vetëbesim për të vazhduar me rezultate të mira”, tha Lukaku.

Ish-anëtari i Chelseat dhe Manchester Unitedit ka deklaruar se e dinte që nuk do të jetë e lehtë përballja me Udinesen.

“Ne e dinim që nuk do të ishte e lehtë këtu, në Udine, por në pjesën e dytë bëmë mirë”.

“Kemi shënuar dy gola dhe morëm tri pikët. Ishte një fitore e rëndësishme në rrugëtimin tonë. Tani duhet ta mbajmë lart moralin dhe ta përqendrojmë vëmendjen te derbi kundër Milanit”, ka deklaruar Lukaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu