Lukaku në dyshim për ndeshjen ndaj Sampdorias

Romelu Lukaku pritet t’i mungojë Interit në ndeshjen e të mërkurës kundër Sampdorias. Qendërsulmuesi, i cili ka qenë vendimtar në suksesin e Nerazzurrëve këtë edicion, është në dyshim për sfidën e Serie A.

Ai ka pasur një problem muskulor në takimin e të dielës ndaj Crotones, të cilin zikaltrit e fituan me rezultat 6-2.

Il Corriere dello Sport raporton se 27-vjeçari do të ekzaminohet sërish nga mjekët për të shikuar nëse do të jetë në gjendje që të luajë në mesjavë.

Problemi në kofshën e këmbës së djathtë nuk duket shumë serioz, mirëpo gjasat janë të mëdha që të mungojë kundër Sampdorias, porse ai pritet të kthehet në fundjavë ndaj Romës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu