Lukakun “e futi në xhep”, Djimsiti pranon se ishte e vështirë ndaj Interit

Berat Djimsiti tha pas ndeshjes, pasi e asfiksoi thuajse në të gjitha dyluftimet një kundër një Lukakun, se Atalanta e dinte që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër Interit. Të dyja ekipet donin të sulmonin dhe Atalanta iu afrua zhbllokimit të rezultatit me Duvan Zapata. Djimsiti ishte në kohën dhe vendin e duhur për të neutralizuar yllin belg.

Pati shumë duele, – tha Djimsiti për “Sky Sport Italia”. – Sidoqoftë, ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Do të duhej të përpiqeshim të ishim më sulmues, por e dimë fuqinë e mbrojtjes së Interit, e cila është shumë e fortë”. Gjimshiti, gjithashtu pati një goditje të mirë me kokë, që u ndalua në linjën e portierit nga Marcelo Brozovic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu