Lulzim Basha: Kryeqyteti i kombit është Mitrovica

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosoës Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha vizitoi qytetin e Mitrovicës ndërsa u takua me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin.

Basha tha se është kënaqësi të kthehet në këtë qytet, duke shtuar se është ruajtur integriteti territorial i vendit dhe PD që ai drejon është rreshtuar me kohë kundër ndarjes së Mitrovicës.

Sot mund të them se kryeqyteti i kombit është Mitrovica. Qëndrimi i juaj i qartë dhe i prerë, ka qenë i një vlere të jashtëzakonshme për të përcjellë vullnetin e vërtetë. Në këtë kuadër jam krenar që PD jemi bashkangjitur qëndrimit të drejtë kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial”, ka thënë Basha.

Nga ana tjetër Agim Bahtiri ka falënderuar Bashën për këtë vizitë, duke shtuar se në takimin e radhës pret që atë ta mirëpresë si kryeministër të Shqipërisë.

“Këtë herë e kam pritur si kryetar partie, e herën tjetër si kryeministër Shqipërie. Këtij vendi i nevojiten njerëz që janë në shërbim të qytetarëve”, tha Bahtiri.

Lulzim Basha premtoi para mitrovicasve se do të heq taksën në Rrugën e Kombit kur të vijë në pushtet.

“Si shef i qeverisë, ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë”, vuri theksin Basha.

Ai shtoi se ka plane konkrete për bashkëpunim me Kosovën duke cekur lëmin e energjisë dhe atë diplomacisë.

Për Mitrovicën, Basha u zotua se do të ketë tratman special posa ti fitoje zgjedhjet në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu