Lulzim Basha thyen heshtjen

Lulzim Basha thyen heshtjen.

Që nga mbrëmja e djeshme, ky është mesazhi i parë i Lulzim Bashës, teksa rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve kur janë numëruar mbi gjysmat e kutive, nuk e favorizojnë aspak.

Nuk është një qëndrim për rezultatin, por një deklaratë për komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e PD-së.

“Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.

Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote.

Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund.

Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha”.

Sipas rezultateve të KQZ, Partia Demokratike renditet e dyta pas PS, e cila kryeso.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu