LVV 50%, Lushtaku: Ky është vendim i atyre që jetojnë nëpër Gjermani, Zvicër e Francë, jo i qytetarëve të Kosovës

Fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit ia sollën “ata që jetojnë në Gjermani, Zvicër e Francë”, tha kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku në një lidhje direkte në Frontal në T7.

Lushtaku tha se “nuk e di ndonjë projekt që Vetëvendosja apo ky Albini e ka bërë në Kosovë”.

“Ky është vendim i atyre që jetojnë nëpër Gjermani, Zvicër e Francë. Ky nuk besoj që është mendim dhe vendim i qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

“Nuk e shoh ndryshe. Ne e dimë shumë mirë. Me secilin që kemi pasë komunikim, të gjithë e kanë vërtetu që Vetëvendosja apo Albini asnjë punë të hajrit s’e kanë bërë në këtë vend”, shtoi Lushtaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu