Macron: Putin po thurr ëndrra si ta zhdukë Bashkimin Evropian

Presidenti francez Emmanuel Macron mendon se homologu i tij rus, Vladimir Putin, imagjinon “shpërbërjen Bashkimit Evropian”.

I pyetur nga një gazetar suedez se çfarë mendon për refuzimin e udhëheqësve të partisë populiste Demokracia Suedeze, Jimmy Okesen për të bërë një zgjedhje midis Macron dhe Putinit, kreu francez tha:

“Rusia nuk ngjan të jetë një shembull i një vendi që respekton të drejtat e njeriut”, tha kreu i Elizesë.

StictyBanner mes postimeve mobil
“Unë jam vazhdimisht në kontakt me Vladimir Putin, e respektoj, por ëndrra e Putinit është të shpërbëjë BE-në”, tha Macron.

Sipas fjalëve të tij, Franca “nuk është një nga ato shtete që hyjnë në territorin e shteteve fqinjë”, duke aluduar kështu për rastin e Ukrainës.

“Nëse keni probleme, nuk do t’i keni me Francën. Ne, ashtu si suedezët, respektojmë të drejtat e njeriut”, shtoi Macron. /tesheshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu