Pop ylli Madonna i është lutur Papa Leos që të udhëtojë në Gazën e shkatërruar nga lufta për t’u “sjellë dritën fëmijëve para se të jetë tepër vonë”.
Në një mesazh në rrjetet sociale të postuar të hënën, ikona e popit shtoi se Papa ishte “i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja” në Gaza, duke shtuar se “nuk ka më kohë” pasi territori po vuan, përcjell portali tv21.tv
Këngëtarja, e cila është rritur si katolike, tha se lutja ishte motivuar nga ditëlindja e djalit të saj, Rocco.
“Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap atij si nënë është t’u kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në mes të zjarrit në Gaza”, shkroi Madonna.
Madonna shtoi: “Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj dhe nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë. Unë thjesht po përpiqem të bëj çmos që këta fëmijë të mos vdesin nga uria.”
UNICEF-i, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, shkroi në Twitter javën e kaluar se “më shumë se 18,000 fëmijë janë vrarë në Gaza gjatë 22 muajve të fundit” dhe se “në Gaza, mesatarisht 28 fëmijë në ditë – sa është përbërja e një klase – janë vrarë”.