Presdienti i Venezuelës Nicolas Maduro hodhi akuza të rënda për sabotim të procesit elektoral në vend nga grupe kriminale të lidhura me mafian shqiptare.
Krerët e grupeve sipas tij janë Daniel Noboa në Ekuador dhe Eric Prince në SHBA. Gjatë një takimi me mediat në Shtëpinë Miraflores në Caracas, Presidenti i vendit tha se mafia shqiptare që drejton Ekuadorin ka dërguar mercenarë që do të vendosnin bomba në Venezuelë, të cilët kanë rënë në pranga. Aktiviteti terrorist, tha Maduro, është i lidhur me përfshirjen edhe të Eric Prince, themelues i grupit ushtarak Blackwater.
Me heret ministri i Brendshëm tha për gazetarët se Diosdado Cabello, konfirmoi se ishin vënë në pranga 38 mercenarë, që po planifikonin sabotimin e procesit elektoral që do të mbahet në vend në 25 Maj, ndër të cilët 17 ishin të huaj.
Ditën e diel miliona venezuelane do të votojnë për të zgjedhur 24 guvernatorë e 285 deputetë në të gjithë vendin. Në fjalën e tij Presidenti i Venezuelës Maduro hodhi poshtë kategorikisht pezullimin e procesit elektoral, vënë në presion edhe nga sanksionet e fundit ekonomike të vendosura nga SHBA, duke shtuar se ato do të mbahen pavarësisht presioneve të huaja.
Jo dhunës, jo plumbave, po zgjedhjeve ka përsëritur Presidenti duke ftuar popullsinë të marrë pjesë masivish në zgjedhje.