“Magjia” e Romagnoli-t dërgon Milan në Champions

AC Milan ka marrë një fitore jetësore pas golit të Romagnoli-t në fund të takimit. Ishte një fitore e merituar e Kuqezinjve që pësuan një gol të pafat, por dominuan duke krijuar shumë mundësi për të shënuar derisa ia arritën qëllimin. Me këtë fitore Milan pozicionohet në vend të katërt, çka do të thotë një biletë në Champions League.

Milan arrin të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 4’ të ndeshjes. Ishte spanjolli Suso ai që zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga distanca me të majtën e tij të përpiktë. Ndeshja është e luftuar dhe kryesisht zhvillohet në mesin e fushë.

Milan ka një avantazh të lehtë për sa i përket mbajtjes së topit dhe mundësive të krijuara por pjesa e parë u mbyll rezultatin e pandryshuar që prej minutës së katërt. Pas pushimit Gonzalo Higuain mund të kishte dyfishuar rezultatin, por goditja e tij nga brenda zonës pritet nga portieri Radu.

Në minutën e 56’ vjen goli i barazimit. Ishte një aksion pa pretendime i miqve të cilët përfitojnë nga një mosmarrëveshje në zonë e mbrojtësve vendas, dhe ndihmohen nga Romagnoli i cili devijon goditjen e kundërshtarit dhe e dërgon në rrjetë topin që mori një trajektore të çuditshme. Milan hidhet menjëherë në sulm pas golit të barazimit dhe krijon mundësi pas mundësi e duke ushtruar presion ndaj Genoa-s, por miqtë ruajnë rezultatin falë edhe portierit Radu në super formë. Por në minutën e parë shtesë ishte përsëri Romagnoli ai që shënon, por këtë herë në portën e tij duke i dhënë tre pikë të merituara vendasve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu