Mahnit dasma milionëshe në Turqi, nusja e mbuluar me ar dhe dhurata luksoze! U martua djali i njeriut të afërt të Erdoganit

Një dasmë luksoze e zhvilluar disa ditë më parë në Sanliurfa, në Anatolinë Juglindore të Turqisë, është bërë virale për shkak të madhështisë dhe pasurisë së shfaqur gjatë ceremonisë.

Bëhet fjalë për martesën e 26-vjeçarit Kahraman Zulfikar Izol, avokat dhe nip i ish-deputetit të AKP-së (partisë së presidentit Taip Erdogan) në Sanliurfa, Zulfikar Izol, me 25-vjeçaren Nazdar Barzani, avokate dhe mbesë e përfaqësuesit të Irakut në Turqi, Mesut Barzani. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitete të fuqishme të rajonit dhe mijëra të ftuar.

Gjatë dasmës, të ftuarit u mblodhën rreth nuses dhe dhëndrit, duke hedhur pako me para, të cilat më pas mblidheshin nga punonjësit dhe vendoseshin në kuti të posaçme. Të pranishmit konkurronin mes tyre se kush do të dhuronte më shumë, ndërsa nusja u mbulua me kilogramë ar.

Nusja kishte veshur monedha ari, brez dhe kurora ari, varëse të rënda, si edhe një unazë diamanti. Për shkak të peshës së madhe të bizhuterive, ajo u detyrua të ulej pas pak kohe, pasi nuk mund t’i mbante më.

Ceremonia u celebrua nga kryetari i bashkisë së Siverekut, Ali Murat Bucak. Pas përfundimit të martesës, të ftuarit nga Iraku formuan radhë të gjata për t’i dhuruar çiftit bizhuteritë e arta, të cilat i kishin sjellë në kuti speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu